Gjenden mbetje mortore të një burri në Malishevë që ishte zhdukur nga tetori i vitit të kaluar
Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me gjetjen e disa mbetjeve mortore ditë më parë në afërsi të fshatit Shkozë të Malishevës. Policia tha se më 23 korrik 2026, në një zonë malore pranë fshatit Shkozë të Malishevës, u gjetën disa mbetje mortore, për të cilat dyshohej se i përkisnin H.S., mashkull i moshës…
Lajme
Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me gjetjen e disa mbetjeve mortore ditë më parë në afërsi të fshatit Shkozë të Malishevës.
Policia tha se më 23 korrik 2026, në një zonë malore pranë fshatit Shkozë të Malishevës, u gjetën disa mbetje mortore, për të cilat dyshohej se i përkisnin H.S., mashkull i moshës madhore, i raportuar i zhdukur më 5 tetor 2025.
Kurse sot Policia bëri të ditur se mbetjet mortore të viktimës ishin dërguar për ekzaminim në IML për analizat përkatëse dhe se janë njoftuar se ekzaminimi ka përfunduar dhe pas konsultimit me prokurorin e shtetit, mbetjet mortore u janë dorëzuar familjarëve, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Më datë 23 korrik 2026, në një zonë malore afër fshatit Shkozë, Malishevë janë gjetur disa mbetje mortore të cilat u dyshua që janë të personit H.S (mashkull, i moshës madhore) që ishte raportuar i zhdukur nga data 5 tetor 2025, rast ky për të cilin Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, ka zhvilluar operacione të njëpasnjëshme kërkim-shpëtimi, mirëpo pa rezultat në lokalizimin e tij.
Mbetjet mortore të viktimes u dërguan për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për analizat përkatëse dhe sot jemi njoftuar zyrtarisht se ekzaminimi ka përfunduar dhe pas konsultimin me prokurorin e shteti mbetjet mortore u janë dorëzuar familjarëve./Lajmi.net/