Aktakuzë ndaj një gruaje në Pejë, dyshohet se përfitoi mbi 11 mijë euro duke mashtruar qytetarët

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj një të pandehure me inicialet Gj.M. Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “mashtrimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. “Sipas aktakuzës, e pandehura, në periudha të ndryshme kohore gjatë viteve 2022–2024, përmes paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate…

Lajme

27/07/2026 14:02

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj një të pandehure me inicialet Gj.M.

Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “mashtrimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas aktakuzës, e pandehura, në periudha të ndryshme kohore gjatë viteve 2022–2024, përmes paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate joqeveritare, ka mashtruar një numër të konsiderueshëm qytetarësh duke u premtuar përfitimin e donacioneve, përfshirë krerë gjedhësh, sera bujqësore dhe ndërmjetësim për sigurimin e termineve për viza, në këmbim të pagesave të ndryshme. Sipas aktakuzës, me këto veprime e pandehura dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën e përgjithshme prej 11,650 (njëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) euro”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Pejë që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurën Gj.M  ta shpallë fajtore për veprën penale që i vihet në barrë dhe ta dënojë sipas ligjit. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: