Nëntoger Kushtrim Fazliu përfundon me sukses Kursin e Inxhinierisë Ushtarake EBOLC në SHBA
Nëntoger Kushtrim Fazliu ka përfunduar me sukses Kursin e Inxhinierisë Ushtarake EBOLC në një nga programet prestigjioze të Ushtrisë Amerikane për zhvillimin profesional të oficerëve të inxhinierisë ushtarake. Lajmin për këtë e ka dhënë ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. “Për rezultatet e jashtëzakonshme, ai është vlerësuar me dy çmime të rëndësishme: Distinguished Honor…
Lajme
Nëntoger Kushtrim Fazliu ka përfunduar me sukses Kursin e Inxhinierisë Ushtarake EBOLC në një nga programet prestigjioze të Ushtrisë Amerikane për zhvillimin profesional të oficerëve të inxhinierisë ushtarake.
Lajmin për këtë e ka dhënë ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Për rezultatet e jashtëzakonshme, ai është vlerësuar me dy çmime të rëndësishme:
Distinguished Honor Graduate – oficeri ndërkombëtar me performancën më të lartë akademike;
Iron Man Award – për arritje të shkëlqyera në përgatitjen fizike”, ka shkruar Maqedonci.
Ai ka thënë se ky sukses dëshmon profesionalizmin e lartë të kuadrit të FSK-së dhe investimin e vazhdueshëm të Ministrisë së Mbrojtjes në edukimin, trajnimin dhe avancimin profesional të oficerëve tanë.
“Urime nëntoger Kushtrim Fazliut për këtë arritje të jashtëzakonshme”, ka shtuar Maqedonci. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: