Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka njoftuar se nga sot më 27 korrik, deri më 9 gusht, është i hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materaleve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët. Sipas MASH, subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materaleve shkollore për nxënësit nga klasa e…

Lajme

27/07/2026 12:55

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka njoftuar se nga sot më 27 korrik, deri më 9 gusht, është i hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materaleve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët.

Sipas MASH, subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materaleve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri të nëntën, shkruan lajmi.net.

“Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:

– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;

– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara”, ka njoftuar MASH.

MASH ka thënë se aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

“Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected] “, thuhet në njoftim.

Linku për aplikim:

  1. https://rks-gov.net/469 –  APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
  2. https://rks-gov.net/471 –  APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

MASH ka njoftuar se nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore.

“Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt. Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor. Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar. Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë: [email protected] Tel: +383 (0) 38 200 65 049”, thuhet në njoftim.

MASH i ka uruar të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime! /Lajmi.net/

Postimi i plotë: