75 vota pro, Parlamenti Shqipërisë kalon me procedurë të përshpejtuar kredinë 302 milionë dollarë nga ShBA
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 75 vota pro kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së kredisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF). Marrëveshja parasheh një hua prej 302 milionë dollarësh, e cila do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kapaciteteve…
Lajme
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 75 vota pro kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së kredisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF).
Marrëveshja parasheh një hua prej 302 milionë dollarësh, e cila do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë, raporton mediat e Shqipërisë.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi këtë marrëveshje një hap të rëndësishëm për sigurinë e vendit dhe forcimin e partneritetit strategjik me ShBA-në.
Sipas tij, financimi do të shpërndahet gradualisht për nevoja konkrete të ushtrisë, ndërsa huaja do të shlyhet brenda një periudhe deri në 12 vjet.
Ndërkaq, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se opozita e mbështet marrëveshjen në parim, por kritikoi qeverinë për mënyrën e procedimit të saj dhe kërkoi që ajo të shqyrtohej fillimisht në komisionet parlamentare.
Marrëveshja pritet të vijojë shqyrtimin në komisione, përpara votimit përfundimtar në Kuvend.