Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Han të Elezit, automjeti drejtohej nga një shtetas turk

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore i drejtuar nga një turk. Gjatë intervistimit, drejtuesi i automjetit deklaroi se nuk kishte mallra për të deklaruar por zyrtarët doganorë vendosën të kryejnë kontroll të detajuar të automjetit, me ç’rast…

Lajme

27/07/2026 11:45

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore i drejtuar nga një turk.

Gjatë intervistimit, drejtuesi i automjetit deklaroi se nuk kishte mallra për të deklaruar por zyrtarët doganorë vendosën të kryejnë kontroll të detajuar të automjetit, me ç’rast u zbuluan mallra të padeklaruara.

“Gjatë kontrollit u gjetën produktet në vijim:

  • Elasty G PLUS (produkte për kujdes ndaj lëkurës) – 10 copë;
  • Masport 500 – 20 copë.

Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe ndaj rastit janë ndërmarrë procedurat e parapara me legjislacionin në fuqi”, ka njoftuar Dogana.

Ata kanë thënë se mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve, duke parandaluar hyrjen në treg të produkteve të padeklaruara dhe të pakontrolluara, si dhe duke luftuar çdo formë të tregtisë së paligjshme në përputhje me legjislacionin në fuqi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: