Plagosen dy persona në Podujevë, gjashtë arrestohen ndërsa ai që ka shtënë me armë ndodhet në arrati

Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur dje në Podujevë. Gjatë përleshjes, njëri ka shtënë me armë zjarri ku janë plagosur dy të tjerë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK ndërsa në vendngjarje janë sekuestruar dy gëzhoja dhe tri automjete. Gjashtë persona janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, i dyshuari që ka shtënë…

Lajme

27/07/2026 11:07

Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur dje në Podujevë.

Gjatë përleshjes, njëri ka shtënë me armë zjarri ku janë plagosur dy të tjerë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK ndërsa në vendngjarje janë sekuestruar dy gëzhoja dhe tri automjete.

Gjashtë persona janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, i dyshuari që ka shtënë me armë zjarri është në arrati.

“Podujevë 26.07.2026-18:50. Është raportuar për një përleshje fizike në mes të disa personave, ku njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, ku janë plagosur dy meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK. Në vendngjarje janë sekuestruar dy gëzhoja dhe tri automjete. Me vendim të prokurorit janë arrestuar 6 të dyshuar dhe pas intervistimit dërgohen në mbajtje. I dyshuari që ka shtënë me armë zjarri është në kërkim policor”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/