Komuna e Ferizajt: Gjendja nga reshjet e shiut është nën kontroll, të gjitha nënkalimet dhe akset rrugore janë të qarkullueshme
Komuna e Ferizajt, ka reaguar pas shiut që ka rënë gjatë mëngjesit të sotëm në këtë qytet. Ata kanë thënë se reshjet intensive dhe të pandërprera që nga mëngjesi i hershëm sot, kanë shkaktuar disa vështirësi në qarkullim rrugor, porse sipas tyre gjendja është nën kontroll dhe ekipet e emergjencës janë në terren në intervenim…
Lajme
Komuna e Ferizajt, ka reaguar pas shiut që ka rënë gjatë mëngjesit të sotëm në këtë qytet.
Ata kanë thënë se reshjet intensive dhe të pandërprera që nga mëngjesi i hershëm sot, kanë shkaktuar disa vështirësi në qarkullim rrugor, porse sipas tyre gjendja është nën kontroll dhe ekipet e emergjencës janë në terren në intervenim të rasteve që janë paraqitur e po paraqiten.
“Një video pak sekondëshe e nënkalimit të vërshuar tek Stacioni Policor, po qarkullon në rrjete sociale duke e keqparaqitur gjendjen në Ferizaj, e vërteta është se ekipet emergjente kanë intervenuar menjëherë dhe se të gjitha nënkalimet dhe akset tjera rrugore në kompetencën lokale janë të qarkullueshme, andaj dezinformimet dhe paraqitjet e pak sekondava nga gjendja nën kushte të reshjeve intensive dhe të pandërprera nuk janë pasqyrim i drejtë i gjendjes në terren”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Ata kanë thënë se kushtet e tilla atmosferike do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, prandaj kanë apeluar për kujdes te qytetarët. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: