“Një javë mes dhimbjes dhe gëzimit”, Scaloni thyen heshtjen pas humbjes në finale

Selektori i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, ka reaguar për herë të parë pas humbjes në finalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës, duke u kërkuar falje tifozëve që nuk arriti ta mbrojë titullin botëror. Një javë pas finales, ai publikoi një mesazh në Instagram, ku pranoi zhgënjimin dhe tha se i vjen keq që…

Sport

27/07/2026 10:07

Selektori i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, ka reaguar për herë të parë pas humbjes në finalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës, duke u kërkuar falje tifozëve që nuk arriti ta mbrojë titullin botëror.

Një javë pas finales, ai publikoi një mesazh në Instagram, ku pranoi zhgënjimin dhe tha se i vjen keq që nuk mundi t’u dhuronte argjentinasve edhe një trofe, transmeton Klankosova.tv.

Pas një jave plot emocione, ku trishtimi u përzie me gëzimin, tani mund të shkruaj disa fjalë. Më vjen keq që nuk arrita t’ju sjell edhe një kupë dhe t’ju dhuroj pak gëzim”, shkroi Scaloni.
Selektori u bëri thirrje tifozëve të mos e gjykojnë ekipin vetëm nga rezultati, duke i cilësuar futbollistët e tij si “luftëtarë”.

Përpjekja, dëshira, vullneti për të mos u dorëzuar dhe për të dhënë gjithçka edhe në momentet më të vështira. Kjo është kupa e vërtetë”, theksoi ai.
Në fund, Scaloni falënderoi stafin, lojtarët, Federatën Argjentinase të Futbollit dhe tifozët për mbështetjen, ndërsa mesazhin e mbylli duke thënë se kush ka një mik argjentinas ka një thesar.