Flakët në afërsi të Lipjanit, zjarrfikësit në terren: Situata është nën kontroll

Një zjarr ka përfshirë disa hapësira me mbetje pas korje-shirjeve në rajonin e Lipjanit, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në terren për ta vënë situatën nën kontroll. Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet se si zjarri i është ofruar shumë shtëpive të banorëve të Gushtolicës të Lipjanit. Për KlanKosova.tv, zëvendëskomandanti i Brigadës…

Lajme

26/07/2026 23:22

Një zjarr ka përfshirë disa hapësira me mbetje pas korje-shirjeve në rajonin e Lipjanit, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në terren për ta vënë situatën nën kontroll.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet se si zjarri i është ofruar shumë shtëpive të banorëve të Gushtolicës të Lipjanit.

Për KlanKosova.tv, zëvendëskomandanti i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, ka bërë të ditur se zjarrfikësit po asistojnë ekipet në rajonin e Lipjanit dhe se aktualisht nuk ka rrezik për përhapje të zjarrit.

Janë djegur mbetjet e grunajave, kemi një ekip të zjarrfikësve që po asiston rajonin e Lipjanit, ekipet janë në vendin e ngjarjes, por nuk ka diçka që paraqet rrezik”, deklaroi Shkodra.