Arifi: Nëse vërtetohet lidhja e “Lule Gjeli” me VV-në, kemi të bëjmë me manipulim të organizuar politik

Ish-ambasadori Avni Arifi tha se “pothuajse një dekadë propagandë, manipulim, linçim, shpifje e krijim i narrativave të rrejshme nuk kanë qenë spontane”, duke iu referuar llogarisë në Facebook me emrin “Lule Gjeli”, autori i të cilës u tha se është i lidhur me zyrtarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje. “Nëse konfirmohet, e po duket se…

Lajme

26/07/2026 16:23

Ish-ambasadori Avni Arifi tha se “pothuajse një dekadë propagandë, manipulim, linçim, shpifje e krijim i narrativave të rrejshme nuk kanë qenë spontane”, duke iu referuar llogarisë në Facebook me emrin “Lule Gjeli”, autori i të cilës u tha se është i lidhur me zyrtarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nëse konfirmohet, e po duket se veç u konfirmua, se Lule Gjeli është koordinuar nga njerëz që veprojnë mbrenda LVV-së, atëherë po dëshmohet ajo që një pjesë e qytetarëve veç e kemi ditur”, shkroi Arifi në një postim në Facebook.

Nëse kjo vërtetohet, atëherë sipas Arifit “del se VV e ka të organizuar një luftë hibride ndaj qytetarëve të Kosovës, me qëllim të shpëlarjes së trurit, deformimit të debatit publik dhe paraqitjes së të pavërtetës si e vërtetë”.

“Kjo do të ishte një nga format më të rënda të manipulimit politik që ka njohur Kosova pas luftës”, shkroi ai.

Postimi i plotë: