Krerët e shtetit nderojnë policët e rënë në detyrë, Haxhiu: Liria, siguria dhe sovraniteti, u ngritën nga sakrifica e policëve të rënë në detyrë

Krerët e shtetit, ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, kryeminstri Albin Kurti e Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelel Sfeqla kanë bërë homazhe te lapidari i policëve të rënë në detyrë. Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se policët ranë duke mbrojtur sovranitetin e Kosovës. “Sot jemi në nderim të policëve…

Lajme

26/07/2026 10:48

Krerët e shtetit, ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, kryeminstri Albin Kurti e Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelel Sfeqla kanë bërë homazhe te lapidari i policëve të rënë në detyrë.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se policët ranë duke mbrojtur sovranitetin e Kosovës.

“Sot jemi në nderim të policëve që ranë në krye të detyrës duke dëshmuar përkushtim ndaj Repblikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Në mesin e tyre janë edhe Enver Zymberi e Afrim Bunjaku, të cilët ranë duke mbrojtur integritetin, sovranitetin dhe kushtetutën. Liria, siguria dhe sovraniteti i shtetit u ngirtën nga sakrifica e policëve të rënë në detyrë. Lavdi sakrificës sublime të tyre”, tha Albulena Haxhiu.

Dita Memoriale e Zyrtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në detyrë shërben si kujtesë e përhershme për sakrificën dhe përkushtimin e zyrtarëve policorë, të cilët humbën jetën duke mbrojtur rendin kushtetues, sigurinë publike dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.