Policia gjen veturën e vjedhur në Gjilan, vazhdojnë hetimet për kapjen e të dyshuarit

Policia e Kosovës ka gjetur një veturë e cila ishte raportuar si e vjedhur në Gjilan, pas hetimeve të zhvilluara nga njësitet kompetente. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vetura është gjetur më 25 korrik, në lokacionin e një personi i cili dyshohet se e kishte blerë atë nga personi i dyshuar për vjedhje, shkruan lajmi.net.…

Lajme

26/07/2026 09:30

Policia e Kosovës ka gjetur një veturë e cila ishte raportuar si e vjedhur në Gjilan, pas hetimeve të zhvilluara nga njësitet kompetente.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vetura është gjetur më 25 korrik, në lokacionin e një personi i cili dyshohet se e kishte blerë atë nga personi i dyshuar për vjedhje, shkruan lajmi.net.

“Pas hetimeve të zhvilluara policia ka gjetur veturën që ishte e raportuar e vjedhur, e cila është gjetur në lokacionin e një personi që dyshohet se e ka blerë veturën nga personi i dyshuar për vjedhje”, thuhet në raport.

Policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar për vjedhjen e veturës ende nuk është arrestuar dhe ndodhet në kërkim.

“I dyshuari për vjedhje është në kërkim të policisë. Rasti është në hetime nga njësitet kompetente policore”, njofton Policia. /Lajmi.net/