Aksidenti në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, tre persona të lënduar, Policia jep detaje

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë. Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 dhe në të janë përfshirë dy…

Lajme

26/07/2026 09:11

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.

Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 dhe në të janë përfshirë dy automjete.

“Sot rreth orës 07:30, në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi Ahmeti.

Ajo shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal, i cili është duke i hetuar rrethanat që çuan deri te aksidenti. /Lajmi.net/