Gjuajti me armë në një aheng familjar, arrestohet një person në Obiliq
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:15 në rrugën “Raif Krasniqi”. “Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar”, thuhet në raportin e Policisë, shkruan lajmi.net. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka gjetur…
Lajme
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:15 në rrugën “Raif Krasniqi”.
“Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar”, thuhet në raportin e Policisë, shkruan lajmi.net.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar 27 gëzhoja të një pistolete me gas.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 27 gëzhoja të pistoletës me gas, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas”, njofton Policia.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente. /Lajmi.net/