Përleshje mes disa personave në Gjakovë, policia arreston katër të dyshuar dhe sekuestron një armë
Katër persona janë arrestuar në Gjakovë pas një përleshjeje fizike, ndërsa gjatë intervenimit policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën “Gasper Karaqi”. “Janë arrestuar katër të dyshuar pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht me dy viktimat”, thuhet në raportin…
Lajme
Katër persona janë arrestuar në Gjakovë pas një përleshjeje fizike, ndërsa gjatë intervenimit policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën “Gasper Karaqi”.
“Janë arrestuar katër të dyshuar pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht me dy viktimat”, thuhet në raportin e Policisë.
Si pasojë e incidentit, dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Gjatë kontrollit të automjetit të njërit prej të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.
“Gjatë kontrollit në veturën e një të dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri – pistoletë me një karikator me 15 fishekë”, njofton Policia.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/