Një person vdes në Fushë Kosovë, dyshohet se u mbyt gjatë ngrënies së ushqimit
Një person ka humbur jetën të shtunën në Fushë Kosovë, në një rast që Policia e Kosovës po e heton si “Hetim mbi vdekjen”. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se gjatë ngrënies së ushqimit i kishte ngecur një copë në fyt, duke i…
Lajme
Një person ka humbur jetën të shtunën në Fushë Kosovë, në një rast që Policia e Kosovës po e heton si “Hetim mbi vdekjen”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se gjatë ngrënies së ushqimit i kishte ngecur një copë në fyt, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje, shkruan lajmi.net.
“Raportohet se viktima është dërguar në QKUK, pasi dyshohet se gjatë ngrënies së ushqimit i kishte ngecur një copë në fyt, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje”, thuhet në raportin e Policisë.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë komplikimeve.
“Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Lajmi.net/