Cakolli: Profilet si “Lule Gjeli” duhet të hetohen deri në fund, vështirë të besohet se nuk kanë sfond politik
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar lidhur me debatin e fundit për profilet e rreme në rrjetet sociale, duke thënë se për vite me radhë ato janë përdorur për të sulmuar zërat kritikë ndaj pushtetit. Përmes një postimi në Facebook, Cakolli ka deklaruar se pothuajse çdo person që ka kritikuar ndonjë…
Lajme
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar lidhur me debatin e fundit për profilet e rreme në rrjetet sociale, duke thënë se për vite me radhë ato janë përdorur për të sulmuar zërat kritikë ndaj pushtetit.
Përmes një postimi në Facebook, Cakolli ka deklaruar se pothuajse çdo person që ka kritikuar ndonjë vendim apo qëndrim të qeverisë është përballur me komente dhe postime nga profile të rreme, si “Lule Gjeli” dhe të tjera, transmeton lajmi.net.
“Viteve të fundit, kushdo që ka kritiku publikisht ndonjë vendim, veprim apo qëndrim të pushtetit, me shumë gjasë i janë shfaqë në komente apo postime profile si Lule Gjeli, Jona, Naimi, Dardani, Xhaviti e plot profile të tjera të rreme”.
Sipas tij, mënyra e funksionimit të këtyre profileve ka qenë e njëjtë, duke përdorur etiketime, shpifje dhe sulme personale ndaj kritikëve.
“Prej gjuhës, etiketimeve dhe mënyrës qysh janë zhvillu këto sulme, qëllimi ka qenë i qartë. Secili zë kritik përballej me linçim, shpifje dhe sulme personale, përmes akuzave si ‘i paguar’, ‘pro-serb’, ‘i shitur’, ‘me partitë e vjetra’ apo ‘kundër shtetit’.”
Cakolli ka vlerësuar se është e vështirë të besohet se profile të tilla, të cilat përdorin të njëjtën metodologji, fjalor dhe mbrojnë të njëjtat interesa politike, nuk kanë një prapavijë politike.
“Vështirë është me besu që një sistem i tillë sulmesh online, me dhjetëra profile të rreme që vazhdimisht i zgjedhin të njëjtit njerëz, e përdorin të njëjtin fjalor dhe i mbrojnë të njëjtat interesa politike, s’ka sfond politik. Sidomos kur disa prej përpjekjeve për diskreditim e linçim publik janë nisë ose përforcu edhe prej vetë figurave të partisë.”
Në fund, ai ka kërkuar që rasti i profilit “Lule Gjeli” të hetohet në tërësi, për të zbuluar identitetin, motivet, lidhjet dhe financimin e mundshëm, si dhe për të verifikuar nëse bëhet fjalë për një skemë më të gjerë.
“Prandaj, rasti i ‘Lule Gjelit’ duhet me u hetu deri në fund. Fillimisht për me ia zbulu identitetin, motivet, lidhjet dhe financimin eventual, por edhe për me verifiku nëse pas këtij fenomeni ka funksionu një skemë më e gjerë. Tolerimi i kësaj situate tash e sa vite veçse ka prodhu pasoja serioze, duke e helmu debatin publik dhe duke e thellu polarizimin shoqëror”, ka shkruar Cakolli.
Reagimi i plotë:
Viteve të fundit, kushdo që ka kritiku publikisht ndonjë vendim, veprim apo qëndrim të pushtetit, me shumë gjasë i janë shfaqë në komente apo postime profile si Lule Gjeli, Jona, Naimi, Dardani, Xhaviti e plot profile të tjera të rreme.
Prej gjuhës, etiketimeve dhe mënyrës qysh janë zhvillu këto sulme, qëllimi ka qenë i qartë. Secili zë kritik përballej me linçim, shpifje dhe sulme personale, përmes akuzave si “i paguar”, “pro-serb”, “i shitur”, “me partitë e vjetra” apo “kundër shtetit”.
Vështirë është me besu që një sistem i tillë sulmesh online, me dhjetëra profile të rreme që vazhdimisht i zgjedhin të njëjtit njerëz, e përdorin të njëjtin fjalor dhe i mbrojnë të njëjtat interesa politike, s’ka sfond politik. Sidomos kur disa prej përpjekjeve për diskreditim e linçim publik janë nisë ose përforcu edhe prej vetë figurave të partisë.
Prandaj, rasti i “Lule Gjelit” duhet me u hetu deri në fund. Fillimisht për me ia zbulu identitetin, motivet, lidhjet dhe financimin eventual, por edhe për me verifiku nëse pas këtij fenomeni ka funksionu një skemë më e gjerë. Tolerimi i kësaj situate tash e sa vite veçse ka prodhu pasoja serioze, duke e helmu debatin publik dhe duke e thellu polarizimin shoqëror./lajmi.net/