Nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të dielën, më 26 korrik 2026, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e…

Lajme

25/07/2026 18:21

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të dielën, më 26 korrik 2026, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit, transmeton lajmi.net.

“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit”, thuhet në njoftim.

Ministria bëri të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur do të plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve./lajmi.net/