Arrestohet një kosovar në Ulqin, dyshohet për vjedhje nëpër plazhe

Një shtetas i Kosovës, G.R., 47 vjeç, është arrestuar të shtunën nga Policia e Malit të Zi pas dyshimeve për vjedhje të shumta në plazhet e Ulqinit. Ai ishte i kërkuar edhe nga Kosova. Sipas deklaratës së Policisë, gjatë kontrollin në banesën ku qëndronte i dyshuari u gjetën një pjesë e sendeve të vjedhura dhe…

Lajme

25/07/2026 18:11

Një shtetas i Kosovës, G.R., 47 vjeç, është arrestuar të shtunën nga Policia e Malit të Zi pas dyshimeve për vjedhje të shumta në plazhet e Ulqinit. Ai ishte i kërkuar edhe nga Kosova.

Sipas deklaratës së Policisë, gjatë kontrollin në banesën ku qëndronte i dyshuari u gjetën një pjesë e sendeve të vjedhura dhe sende nga periudha e mëparshme, të cilat dyshohet se burojnë nga vepra penale të kryera në zonën e Ulqinit.

Gjithashtu, u gjet edhe një pako heroinë.

G.R. dyshohet se në Plazhin e Madh dhe të Vogël të Ulqinit vodhi para, telefona, çelësa automjetesh, biçikleta, pije alkoolike të shtrenjta, cigare e të tjera.

Sipas policisë malaziase, i dyshuari është person me vepra të shumëfishta penale edhe në Kosovë, shtet i cili e ka në listën e kërkimit.

Ai është ndaluar, derisa do të vazhdojnë procedurat e mëtejme.

Part of the stolen items