Zemaj: Pas zbulimit të “Lule Gjelit” servilët kanë nisur t’i mbyllin profilet e rreme
Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, ka thënë se tashmë profilet e rreme që kanë qarkulluar në ‘facebook’ kanë filluar të mbyllen pas zbulimit të “Lule Gjelit”. Zemaj ka thënë se gjurmët e tyre kanë mbetur dhe se s’do të mund të fshihen. “ Prej se u zbulua profili i “Lule Gjelit”, edhe disa servilë kishin…
Lajme
Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, ka thënë se tashmë profilet e rreme që kanë qarkulluar në ‘facebook’ kanë filluar të mbyllen pas zbulimit të “Lule Gjelit”.
Zemaj ka thënë se gjurmët e tyre kanë mbetur dhe se s’do të mund të fshihen.
“ Prej se u zbulua profili i “Lule Gjelit”, edhe disa servilë kishin filluar t’i mbyllnin profilet e tyre fake. Amo gjurmët ju kanë mbetur, sado që mundoheni të fshiheni. Takoheni ju fëlliqësirat në një pikë.
Të pafytyrë”, ka shkruar Zemaj.