Lirohet i riu nga Kosova i ndaluar në Horgosh
Avokati Arianit Koci ka njoftuar se është liruar i riu nga Kosova, i cili ishte ndaluar më herët nga policia serbe në pikën kufitare Horgosh. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koci ka shprehur gëzimin për lirimin e tij, duke thënë se kontributi i tij në këtë rast ishte modest, por beson se ka ndihmuar…
Lajme
Avokati Arianit Koci ka njoftuar se është liruar i riu nga Kosova, i cili ishte ndaluar më herët nga policia serbe në pikën kufitare Horgosh.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koci ka shprehur gëzimin për lirimin e tij, duke thënë se kontributi i tij në këtë rast ishte modest, por beson se ka ndihmuar në momentin e duhur, raporton lajmi.net
“I riu për të cilin shkrova më herët, është liruar nga policia serbe në Horgosh. I lumtur sa s’ka! Kontributi im ishte modest, por besoj se ndihmoi në momentin e duhur”, ka shkruar Koci.
Ai ka bërë të ditur se i riu është i lindur në vitin 1997 dhe se rasti e ka prekur edhe në aspekt personal.
“Djaloshi është i lindur në vitin 1997. Pothuajse moshatar me djalin tim. Ndoshta edhe për këtë arsye, këtë rast e përjetova pak më ndryshe. Me rëndësi është që tash është i lirë. Procedura vazhdon!”, ka shtuar ai./Lajmi.net/