Kamionët mbi 20 tonë qarkullojnë pa kufizime edhe sot

Automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë do të qarkullojnë pa kufizime edhe sot në Kosovë. Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara për vendosjen e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit. Sipas ministrisë, monitorimi i kushteve meteorologjike do…

Lajme

25/07/2026 08:09

Automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë do të qarkullojnë pa kufizime edhe sot në Kosovë.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara për vendosjen e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Sipas ministrisë, monitorimi i kushteve meteorologjike do të vazhdojë në baza ditore, ndërsa qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë nëse krijohen kushtet për zbatimin e kufizimeve.