Aston Villa nuk e lëshon Emiliano Martinezin, Juventusi i vihet pas dy portierëve tjerë
Aston Villa nuk ka dëshirë ta shesë Emiliano Martinezin, ndaj Juventusi ka rifilluar bisedimet për Zion Suzukin dhe Guglielmo Vicarion, sipas raportimeve nga Italia. “Zonja e Vjetër” vazhdon kërkimet për një portier të ri, por objektivi kryesor, Emiliano Martinez, nuk pritet të largohet nga Aston Villa gjatë kësaj vere. Sipas “Sky Sport Italia”, Juventusi nuk…
Sport
Aston Villa nuk ka dëshirë ta shesë Emiliano Martinezin, ndaj Juventusi ka rifilluar bisedimet për Zion Suzukin dhe Guglielmo Vicarion, sipas raportimeve nga Italia.
“Zonja e Vjetër” vazhdon kërkimet për një portier të ri, por objektivi kryesor, Emiliano Martinez, nuk pritet të largohet nga Aston Villa gjatë kësaj vere.
Sipas “Sky Sport Italia”, Juventusi nuk është i gatshëm të ofrojë më shumë se 6-7 milionë euro për portierin argjentinas, i cili thuhet se ka arritur tashmë një marrëveshje në parim me klubin bardhezi.
Drejtori i operacioneve të futbollit tek Aston Villa, Damian Vidagany, deklaroi javën e kaluar se klubi nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e Martinezit.
Si “Sky Sport Italia” ashtu edhe “”Tuttosport raportojnë se bisedimet mes Juventusit dhe Parmës për Zion Suzukin rifilluan të enjten gjatë një takimi të Lega Serie A në Milano.
Në bisedimet joformale morën pjesë drejtori i Juventusit, Giovanni Carnevali, dhe Federico Cherubini i Parmës, ish-drejtor sportiv i bardhezinjve.
Ndërkohë, Juventusi mbetet i interesuar edhe për portierin e Tottenhamit, Guglielmo Vicario.
Sipas “Sky Sport Italia”, kontaktet mes klubit torinez dhe agjentit të portierit italian janë ende në vazhdim.
Vicario u la jashtë turneut parasezonal të Tottenhamit në Zelandën e Re dhe Australi për shkak të një dëmtimi të lehtë, por raportimet sugjerojnë se ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Roberto De Zerbi për sezonin e ri.