Policët polakë të EULEX-it ia shpëtojnë jetën një gruaje

Pjesëtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) kanë ndërhyrë për t’i ofruar ndihmën e parë një gruaje që pësoi probleme shëndetësore gjatë ditës së enjte. Sipas njoftimit të EULEX-it, policët polakë që shërbejnë në kuadër të misionit reaguan menjëherë duke përdorur njohuritë e tyre bazike për ndihmën e parë,…

Lajme

24/07/2026 19:45

Pjesëtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) kanë ndërhyrë për t’i ofruar ndihmën e parë një gruaje që pësoi probleme shëndetësore gjatë ditës së enjte.

Sipas njoftimit të EULEX-it, policët polakë që shërbejnë në kuadër të misionit reaguan menjëherë duke përdorur njohuritë e tyre bazike për ndihmën e parë, derisa gjendja e gruas u stabilizua.

Ata i qëndruan pranë dhe e siguruan gruan deri në mbërritjen e ekipit të emergjencës mjekësore, i cili më pas e mori në trajtim.