Vendimet që mori sot Qeveria në detyrë me Albin Kurtin
Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka marrë 12 vendime. Ndër të tjera, Qeveria miratoi endimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 05/16, të datës 30 prill 2026, përmes të cilit Ministria e Shëndetësisë do të mbështesë financiarisht vetëm specializantet lehona, të cilat janë kthyer nga pushimi i lehonisë dhe, si…
Lajme
Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka marrë 12 vendime.
Ndër të tjera, Qeveria miratoi endimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 05/16, të datës 30 prill 2026, përmes të cilit Ministria e Shëndetësisë do të mbështesë financiarisht vetëm specializantet lehona, të cilat janë kthyer nga pushimi i lehonisë dhe, si pasojë e ndërprerjes së vijimit të programit specialistik gjatë kësaj periudhe, nuk i kanë përfunduar modulet/ciklet e trajnimit specialistik të parapara sipas programit të specializimit, për periudhën nga 1 nëntor 2025 deri më 31 dhjetor 2026.
Njoftimi i plotë:
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka:
Miratuar Rregulloren për Zhvillimin e Procedurave të Rekrutimit për Zjarrfikës, e cila përcakton rregullat dhe procedurat për pranimin e zjarrfikësit në Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, në pajtim me parimet themelore të përcaktuara në Ligjin Nr. 08/L-197 për Zyrtar Publikë.
Miratuar vendimin për qiradhënie për sipërfaqen prej 61402.9 m², Zona Kadastrale Raçak, Komuna Shtime, sipas kërkesës nga Agjencia Pyjore e Kosovës/Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje prej 15 vite për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror.
Miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të hapësirës prej rreth 30 ari, nga parcela kadastrale e cila është në pronësi të Agjencisë Pyjore të Kosovës — Ndërmarrja e Pyjeve në Prizren, për Ministrinë e Drejtësisë. Dhënia në shfrytëzim e kësaj prone Ministrisë së Drejtësisë do të kontribuojë në krijimin e kushteve të përshtatshme infrastrukturore për realizimin e nevojave institucionale të kësaj ministrie, në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në racionalizimin e kostove operative.
Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 05/16, të datës 30 prill 2026, përmes të cilit Ministria e Shëndetësisë do të mbështesë financiarisht vetëm specializantet lehona, të cilat janë kthyer nga pushimi i lehonisë dhe, si pasojë e ndërprerjes së vijimit të programit specialistik gjatë kësaj periudhe, nuk i kanë përfunduar modulet/ciklet e trajnimit specialistik të parapara sipas programit të specializimit, për periudhën nga 1 nëntor 2025 deri më 31 dhjetor 2026.
Miratuar vendimin për Kornizën për Ndërtimin e Kapaciteteve Digjitale për Qeverinë e Kosovës, që do të shërbejë si një model që siguron një qasje të unifikuar për zhvillimin e aftësive digjitale thelbësore për qeverisje efektive, ofrimin e shërbimeve dhe inovacionin në një mjedis digjital.
Miratuar në parim Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për aderimin në zonën “EU Roam Like Home”, e cila do të jetë parakusht për implementimin e plotë të ‘EU Roaming Acquis’. Kjo Marrëveshje krijon kornizën për përfshirjen graduale të Republikës së Kosovës në regjimin “EU Roam Like Home”, duke mundësuar përdorimin e shërbimeve roaming pa tarifa shtesë ndërmjet Kosovës dhe shteteve pjesëmarrëse, pasi të plotësohen kushtet e parapara.