Haxhiu cakton 6 gushtin për seancën konstituive të Kuvendit

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka caktuar datën 6 gusht për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, një ditë para përfundimit të afatit. Haxhiu përmes një letre e ka njoftuar nënkryetarin e legjislaturës së kaluar të Kuvendit, Ardian Gola, për këtë vendim dhe i ka kërkuar që të njëjtën t’ia përcjellë edhe Kryesisë…

Lajme

24/07/2026 16:48

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka caktuar datën 6 gusht për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, një ditë para përfundimit të afatit.

Haxhiu përmes një letre e ka njoftuar nënkryetarin e legjislaturës së kaluar të Kuvendit, Ardian Gola, për këtë vendim dhe i ka kërkuar që të njëjtën t’ia përcjellë edhe Kryesisë së vjetër të Kuvendit.

Sipas aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese nga konstituimi i Kuvendit nis edhe periudha 60-ditore, gjatë së cilës deputetët e legjislaturës së re duhet të zgjedhin presidentin e ri, në të kundërtën vendi shkon sërish në zgjedhje.