ATK zbulon shkelje në 27 nga 29 biznese të inspektuara gjatë aksionit në terren
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se një aksion i fundit i inspektimit ka nxjerrë në pah një numër të madh shkeljesh të legjislacionit tatimor, ku pothuajse të gjitha bizneset e kontrolluara janë konstatuar me parregullësi. Sipas njoftimit të ATK-së, gjatë kontrolleve në terren janë inspektuar 29 biznese, ndërsa në 27 prej…
Lajme
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se një aksion i fundit i inspektimit ka nxjerrë në pah një numër të madh shkeljesh të legjislacionit tatimor, ku pothuajse të gjitha bizneset e kontrolluara janë konstatuar me parregullësi.
Sipas njoftimit të ATK-së, gjatë kontrolleve në terren janë inspektuar 29 biznese, ndërsa në 27 prej tyre janë identifikuar një ose më shumë shkelje, transmeton lajmi.net.
Nga gjetjet e inspektorëve rezulton se shkeljet më të shpeshta kanë qenë moslëshimi i kuponëve fiskalë, mungesa e arkës fiskale, operimi i bizneseve dhe punëtorëve të paregjistruar, si dhe mosmbajtja e librave dhe evidencave të detyrueshme sipas legjislacionit në fuqi.
ATK ka theksuar se kontrollet në terren do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me synim rritjen e nivelit të zbatimit të ligjit dhe luftimin e evazionit fiskal./lajmi.net/