Anëtarët e KGjK-së nuk i thonë “amin” kërkesës urgjente të Haxhiut, lëshojnë mbledhjen dhe s’merren me dorëheqjet e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e cila nisi në ora 13:00 tek Këshilli Gjyqësorë i Kosovës ka përfunduar. Ky takim ka përfunduar në kohën kur nuk pritej fare e në kohën kur pritej që sot të merrej vendimi për dorëheqjet e paraqitura nga gjyqtarët serbë para 4 viteve. Në këtë takim diskutimi nisi në mes të disa gjyqtarëve, të…

Lajme

24/07/2026 13:49

Mbledhja e cila nisi në ora 13:00 tek Këshilli Gjyqësorë i Kosovës ka përfunduar.

Ky takim ka përfunduar në kohën kur nuk pritej fare e në kohën kur pritej që sot të merrej vendimi për dorëheqjet e paraqitura nga gjyqtarët serbë para 4 viteve.

Në këtë takim diskutimi nisi në mes të disa gjyqtarëve, të cilët nuk pajtoheshin që kjo çështje të futet si pikë e jashtëzakonshme në rend dite derisa kjo çështje sipas tyre nuk u diskutua prej sa kohësh.

Si fillim kryesuesi Rrustem Thaqi u dha fjalën anëtarëve për çështjen e ndryshimeve të rendit të ditës.

Me këtë rast shumë prej anëtarëve shprehën pakënaqësi se si pika e rendit të ditës po tentohet të merret tani me urgjencë.

“Meqenëse jemi vonuar edhe katër vite e është me interes nacional mendoj se ato dorëheqje vetëm kanë dhënë efektin e tyre por kur të vijmë tek pika e rendit të ditës”,deklaroi gjyqtari Ahmet Imami.

Kurse anëtari gjyqësorë Fahret Velija tha se është anëtarë i vetëm që ka qenë aty me mandat kur gjyqtarët serbë kanë dhënë dorëheqje.

“Jam anëtari i vetëm që në atë kohë ishte anëtar i Këshillit sikurse sot. As kryesuesi s’ka qenë aktual gjithçka ka ec përpos qasaj. Unë mendoj se qekjo për fund mos ta zgjasim tepër që diskutimet tona ti tejkalojmë mos të bëhen pengesë për diskutime. S’lun rol a e kemi zgjedhë sot komisionin a javën tjetër”,deklaroi ai.

Kurse anëtari tjetër i KGjK-së tha se duhet ditur se pse ata 4 vite janë me kërkesë për dorëheqje.

Kurse kryesuesi Rrustem Thaqi tha se ai s’mbahet përgjegjës për këtë çështje.

“Kjo çështje është aktualizu nga momenti kur u.d Albulena Haxhiu ka paraqitur kërkesë në Këshill. Kaq mundem me dhënë përgjigje”.

Kurse gjyqtari Artan Abazi deklaroi se  pse deri më tash nuk është ngritur kjo çështje e sot u bë problem nacional.

“Edhe 4 muaj e përfundon mandatin asnjëherë nuk e ke ngritur zërin për këtë çështje, pse po të ngutet ty sot?”,deklaroi Abazi.

E më këtë rast u kundërpërgjigj edhe Fahret Velija, që tha se s’ka të drejtë askush t’i drejtohet personalisht.

Pas kësaj u kërkua që kryesuesi të marrë fjalën e të mos lejojë drejtime në këtë mënyrë në Këshill.

“Nuk e toleroj askush me u drejtu në këtë ton e në këtë mënyrë, jo me mu drejtu personalisht se s’është as korrekte”, deklaroi gjyqtari Fahret Velija.

Me diskutime të ngjashme mbledhja vazhdoi edhe për pak minuta dhe më pas anëtarët nisën ta lëshojnë sallën.

I pari që lëshoi sallën ishte anëtari Ahmet Imami dhe të tjerët e më pas Këshilli mbeti pa kuorum të mjaftueshëm./Lajmi.net/