Policia sekuestron katër armë zjarri dhe municion në rajonin e Mitrovicës së Jugut
Policia e Kosovës në Rajonin e Mitrovicës së Jugut ka njoftuar se ka sekuestruar katër armë zjarri, municion dhe mjete të tjera të kundërligjshme gjatë operacioneve të zhvilluara në dy ditët e fundit. Sipas njoftimit të policisë, veprimet operative janë ndërmarrë me qëllim të parandalimit të posedimit të paligjshëm të armëve dhe garantimit të sigurisë…
Lajme
Policia e Kosovës në Rajonin e Mitrovicës së Jugut ka njoftuar se ka sekuestruar katër armë zjarri, municion dhe mjete të tjera të kundërligjshme gjatë operacioneve të zhvilluara në dy ditët e fundit.
Sipas njoftimit të policisë, veprimet operative janë ndërmarrë me qëllim të parandalimit të posedimit të paligjshëm të armëve dhe garantimit të sigurisë publike, transmeton lajmi.net.
Gjatë kontrolleve dhe intervenimeve në raste të ndara, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut janë gjetur dhe sekuestruar:
- katër armë zjarri,
- 32 fishekë,
- katër thika,
- si dhe mjete të tjera të kundërligjshme.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet policore, ndërsa në koordinim me prokurorët kompetentë janë ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore.
Policia ka bërë të ditur se të gjitha armët, municioni dhe mjetet e tjera të sekuestruara janë trajtuar si prova materiale në procedurat hetimore.
Njoftimi i plotë:
Policia në Rajonin e Mitrovicës së Jugut sekuestron katër armë zjarri
Mitrovicë e Jugut, 24 korrik 2026
Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut po vazhdon angazhimet operative në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, me fokus në parandalimin e posedimit të kundërligjshëm të armëve dhe mjeteve të rrezikshme.
Si rezultat i angazhimeve operative të realizuara në dy ditët e fundit, në raste të ndara, në zonën e përgjegjësisë së rajonit të Mitrovicës së Jugut, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar katër armë zjarri, 32 fishekë, katër thika, si dhe mjete të tjera të kundërligjshme.
Lidhur me këto raste, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet policore dhe në koordinim me prokurorët kompetentë, janë iniciuar procedurat përkatëse ligjore. Armët, municioni dhe mjetet e tjera të sekuestruara janë proceduar si prova materiale./lajmi.net/