Vrasje nga pakujdesia- Ja çka thuhet në raportin policor për ngjarjen tragjike dje në Strellc të Deçanit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit tragjik që ka ndodhur dje në Strellc të Deçanit. Në njoftimin e policisë është thënë se i dyshuari për vrasjen nga pakujdesia është arrestuar. “Stacioni Policor në Deçan, më 23.07.2026, është njoftuar se në bjeshkën e Strellcit, në oborrin e një stani, një person ka mbetur i…

Lajme

24/07/2026 10:21

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit tragjik që ka ndodhur dje në Strellc të Deçanit.

Në njoftimin e policisë është thënë se i dyshuari për vrasjen nga pakujdesia është arrestuar.

“Stacioni Policor në Deçan, më 23.07.2026, është njoftuar se në bjeshkën e Strellcit, në oborrin e një stani, një person ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një armë zjarri, një karikator i zbrazët dhe njëzet e katër (24) fishekë”, është thënë në njoftim, duke dhënë detaje të reja.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në DRP Pejë, në koordinim me prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin, i cili është cilësuar si ‘vrasje nga pakujdesia’. Me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është ndaluar për 48 orë”, është thënë në njoftim.