Një muaj paraburgim për Ardian Krasniqin, i akuzuar për falsifikime dhe keqpërdorim të pozitës
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Ardian Krasniqit, i akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Vendimi është marrë më 23 korrik 2026 nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Alban Ajvazi, pas seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë…
Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Ardian Krasniqit, i akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Vendimi është marrë më 23 korrik 2026 nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Alban Ajvazi, pas seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda.
Sipas aktvendimit të gjykatës që ka siguruar Klan Kosova, Krasniqi dyshohet për veprën penale të ushtrimit të ndikimit, të kryer në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, falsifikim të dokumenteve, si dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj tij në vitin 2021 për këto vepra penale.
Masa e paraburgimit do të zgjasë nga 23 korriku 2026 deri më 23 gusht 2026, ndërsa gjykata ka bërë të ditur se ankesa kundër këtij vendimi nuk e pezullon ekzekutimin e tij.