Të shtëna me armë pas një konflikti në Vushtrri, një i plagosur me armë zjarri dhe pesë të arrestuar
Një mosmarrëveshje mes disa personave ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, ku një person është plagosur, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 23 korrik, rreth orës 15:00. Gjashtë persona dyshohet se, pas një konflikti, kanë sulmuar dy viktima, ku njëri është plagosur…
Lajme
Një mosmarrëveshje mes disa personave ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, ku një person është plagosur, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 23 korrik, rreth orës 15:00. Gjashtë persona dyshohet se, pas një konflikti, kanë sulmuar dy viktima, ku njëri është plagosur me armë zjarri, ndërsa tjetri ka marrë lëndime trupore, transmeton lajmi.net.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar tri gëzhoja.
Gjatë veprimeve hetimore, policia ka arrestuar pesë nga gjashtë të dyshuarit, ndërsa personi i gjashtë është në kërkim. Po ashtu, është sekuestruar edhe një pistoletë me katër fishekë, e cila dyshohet se lidhet me rastin.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, katër nga të arrestuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar./lajmi.net/