Punimet në një rrugë të Prishtinës ndryshojnë itinerarin e autobusëve urbanë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, për shkak të punimeve në rrugën “Ilir Konushevci”, janë bërë ndryshime të përkohshme në qarkullimin e disa linjave të Trafikut Urban. Sipas njoftimit, devijimi vlen për segmentin nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”. Linjat e prekura nga…

Lajme

23/07/2026 16:53

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, për shkak të punimeve në rrugën “Ilir Konushevci”, janë bërë ndryshime të përkohshme në qarkullimin e disa linjave të Trafikut Urban.

Sipas njoftimit, devijimi vlen për segmentin nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”.

Linjat e prekura nga ky ndryshim janë: 3, 3A, 3B, 3C, 6, 6A, 7B, 8, 11, 12, 13, 15, 16, 22, 23, 25, S22 dhe S25.

Autoritetet komunale u bëjnë thirrje qytetarëve që përdorin transportin publik të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh devijimet e përkohshme.

Sipas Komunës, linjat do t’i rikthehen itinerarit të zakonshëm menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe rihapjes së këtij segmenti për qarkullim.