“Dyshohet se është vrasje aksidentale mes familjarëve” – Policia jep detaje për rastin e fundit në Strellc të Deçanit
Një rast i rëndë ka ndodhur në Bjeshkën e Strellcit, ku një person e ka vrarë një familjar në oborrin e një stani. Policia është informuar se në oborrin e një stani është vrarë një person aksidentalisht, ndërsa, siç ka thënë policia, viktima dhe dorasi janë familjarë. “Rreth orës 13:43 minuta, Policia është informuar se…
Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur në Bjeshkën e Strellcit, ku një person e ka vrarë një familjar në oborrin e një stani.
Policia është informuar se në oborrin e një stani është vrarë një person aksidentalisht, ndërsa, siç ka thënë policia, viktima dhe dorasi janë familjarë.
“Rreth orës 13:43 minuta, Policia është informuar se në Bjeshkën e Strellcit, në oborrin e një stani është një person i vrarë. Tani për tani dyshohet se është vrasje aksidentale mes familjarëve. Policia e ka konfiskuar një armë zjarri nga vendi i ngjarjes”, ka thënë zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Ndërsa nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë thënë se janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme.
“Prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante policore janë në vendin e ngjarjes, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme. Kaq mund të jap informata”.
Në media është raportuar se djali ka vrarë babain e tij aksidentalisht. /Lajmi.net/