Dyshohet se djali vrau babain në oborrin e një stani në Strellc të Deçanit – Prokurori arrin në vendin e ngjarjes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në komunën e Deçanit, ku raportohet se një person ka humbur jetën. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se prokurori i shtetit dhe njësitë relevante policore ndodhen në vendin e ngjarjes. “Prokurori…
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në komunën e Deçanit, ku raportohet se një person ka humbur jetën.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se prokurori i shtetit dhe njësitë relevante policore ndodhen në vendin e ngjarjes.
“Prokurori i shtetit dhe gjitha njësitë relevante policore janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë veprimet e nevojshme. Kaq mund të jap informata”, deklaroi Nikçi për lajmi.net.
Sipas informacioneve të para që kanë dalë nga vendi i ngjarjes, raportohet se viktima është privuar nga jeta në oborrin e një stani në fshatin Strellc të Deçanit.
Po ashtu, sipas raportimeve fillestare, dyshohet se viktima është qëlluar aksidentalisht nga i biri.
Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kompetente po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. /Lajmi.net/