Arrestohet në Ferizaj një i kërkuar nga Policia në Prizren për dy raste të vjedhjeve të rënda

Policia e Kosovës në Ferizaj, ka arrestuar dje një person të kërkuar për dy raste të vjedhjes së rëndë, që po kërkohej nga Policia në Prizren. I arrestuari është B.A, i moshës 33 vjeçare nga Ferizaj, shkruan lajmi.net. “I njëjti, pas intervistimit në prani të avokatit, me aktvendim të prokurorit përgjegjës është ndaluar për 48…

Lajme

23/07/2026 12:12

Policia e Kosovës në Ferizaj, ka arrestuar dje një person të kërkuar për dy raste të vjedhjes së rëndë, që po kërkohej nga Policia në Prizren.

I arrestuari është B.A, i moshës 33 vjeçare nga Ferizaj, shkruan lajmi.net.

“I njëjti, pas intervistimit në prani të avokatit, me aktvendim të prokurorit përgjegjës është ndaluar për 48 orë në ndalim policor. Pas përfundimit të procedurave zyrtare, rasti do të dërgohet në prokurori për veprime të mëtejme nga organet e drejtësisë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: