Rritet fluksi në kufi, pritjet deri një orë për të hyrë në Kosovë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi fluksin në pikat e kalimit kufitar, ku pritjet më të gjata janë regjistruar në Dheu i Bardhë dhe Muçibabë. Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, qytetarët po presin deri një orë për hyrje në Kosovë dhe 30 minuta për dalje, ndërsa kolonat arrijnë…
Lajme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi fluksin në pikat e kalimit kufitar, ku pritjet më të gjata janë regjistruar në Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, qytetarët po presin deri një orë për hyrje në Kosovë dhe 30 minuta për dalje, ndërsa kolonat arrijnë deri në 150 metra në hyrje dhe 100 metra në dalje.
Në Muçibabë, pritjet për hyrje janë deri në 40 minuta, me kolonë prej 800 metrash, ndërsa për dalje pritet rreth 5 minuta, me kolonë prej 70 deri në 80 metra.
Në Jarinjë, pritjet janë 3 deri në 5 minuta për hyrje dhe 10 deri në 15 minuta për dalje, ku kolona në dalje arrin 60 deri në 70 metra.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Hanin e Elezit, Kullën, Merdarën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Vërmicën dhe Stançiqin, pritjet për automjete janë nga 2 deri në 5 minuta, pa kolona të konsiderueshme.
Sa i përket qarkullimit të kamionëve, në të gjitha pikat kufitare pritjet janë 3 deri në 5 minuta, pa kolona.
