Dy femra të Somalisë kaluan kufirin Shqipëri-Kosovë në mënyrë ilegale, dyshohet se janë kontrabanduar – Rasti në hetime
Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje në afërsi të pikës së vjetër kufitare, janë hasur dy femra shtetase të Somalisë. Ato kanë deklaruar gjatë intervistimit se kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë në mënyrë ilegale, shkruan lajmi.net. Dyshohet se ato janë kontrabanduar nga persona të tjerë deri në afërsi të kufirit, ndërsa rasti po hetohet. “PKK…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje në afërsi të pikës së vjetër kufitare, janë hasur dy femra shtetase të Somalisë.
Ato kanë deklaruar gjatë intervistimit se kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë në mënyrë ilegale, shkruan lajmi.net.
Dyshohet se ato janë kontrabanduar nga persona të tjerë deri në afërsi të kufirit, ndërsa rasti po hetohet.
“PKK Kosovë Shqipëri, 22.07.2026 – 23:10. Në afërsi të pikës së vjetër kufitare janë hasur dy femra shtetase të Somalisë të cilat gjatë intervistimit kanë deklaruar se kanë kaluar kufirin Shqipëri Kosovë në mënyrë ilegale. Dyshohet se janë kontrabanduar nga persona të tjerë deri në afërsi të kufirit. Është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”, thuhet nër aport të Policisë. /Lajmi.net/