Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh ngushëllime për vdekjen e policit Shaban Hajdari, që dyshohet se kreu vetëvrasje në Kukës

Sindikata e Policisë së Kosovës, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të policit të Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, Shaban Hajdarit. Ata kanë shprehur solidaritet dhe mbështetje për familjen dhe të afërmit e tij. “Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen…

Lajme

23/07/2026 09:42

Sindikata e Policisë së Kosovës, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të policit të Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, Shaban Hajdarit.

Ata kanë shprehur solidaritet dhe mbështetje për familjen dhe të afërmit e tij.

“Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Shaban Hajdari. Shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë për familjen, kolegët dhe të afërmit e të ndjerit, duke u uruar forcë dhe kurajë për ta përballuar këtë humbje. Qoftë i përhershëm kujtimi për të”, thuhet në një telegram ngushëllimi.

Shaban Hajdari dyshohet se ka vrarë veten dje me armë zyrtare në varrezat e fshatit Morinë të Kukësit.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Shtetit edhe ajo e Kosovës që ka dal në vendngjarje. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: