Zgjerohet aksioni i Policisë në parkingje të automjeteve, kontrollohen edhe 34 sosh në Mitrovicë të veriut e jugut, Vushtrri dhe Skenderaj
Policia e Kosovës bashkë me ATK-në, IQP-në dhe IQMT-në kanë zgjeruar aksionin për shmangie të tatimit ndaj parkingjeve të automjeteve. Pas kontrolleve në 25 prej tyre në Suharekë dhe Prizren, ata kanë kontrolluar edhe 34 në Mitrovicë të veriut, jugut, Vushtrri dhe Skenderaj. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka thënë se kanë gjetur dhe identifikuar…
Lajme
Policia e Kosovës bashkë me ATK-në, IQP-në dhe IQMT-në kanë zgjeruar aksionin për shmangie të tatimit ndaj parkingjeve të automjeteve.
Pas kontrolleve në 25 prej tyre në Suharekë dhe Prizren, ata kanë kontrolluar edhe 34 në Mitrovicë të veriut, jugut, Vushtrri dhe Skenderaj.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka thënë se kanë gjetur dhe identifikuar disa parregullësi.
“Mitrovicë Jug 22.07.2026-09:00. Njësia policor se bashku me ATK, IQP dhe IQMT kanë bërë kontrollin e 34 auto-parkingjeve në disa qytete (Mitrovicë veri, Mitrovicë jug, Vushtrri dhe Skenderaj), ku janë gjetur dhe identifikuar disa parregullësi”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/