Gjenden pesë bomba dore në Junik, asgjësohen pa incidente
Një burrë në Junik ka njoftuar dje Policinë se ka hasur disa mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendngjarje kanë dal ekipet policore dhe të deminimit, dhe kanë bërë asgjësimin e mjeteve, që kanë qenë pesë bomba dore pa ndonjë incident. “Junik, 22.07.2026 – 15:10. Një dëshmitar mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur disa mjete…
Lajme
Një burrë në Junik ka njoftuar dje Policinë se ka hasur disa mjete të dyshuara shpërthyese.
Në vendngjarje kanë dal ekipet policore dhe të deminimit, dhe kanë bërë asgjësimin e mjeteve, që kanë qenë pesë bomba dore pa ndonjë incident.
“Junik, 22.07.2026 – 15:10. Një dëshmitar mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur disa mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe të deminimit të cilët kanë bërë asgjësimin e mjeteve (5 bomba dore) pa ndonjë incident”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/