Sulmohet me thikë një shtetas i huaj në Prishtinë, merr tretman mjekësor në QKUK

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje në Prishtinë, një shtetas i huaj derisa po udhëtonte me automjetin e tij, është sulmuar me thikë nga dy persona të panjohur. Viktima ka marrë lëndime në duar dhe është trajtuar në QKUK, shkruan lajmi.net. Rasti po hetohet. “Prishtinë, 22.07.2026 – NN. Viktima mashkull shtetas i huaj ka…

Lajme

23/07/2026 09:22

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje në Prishtinë, një shtetas i huaj derisa po udhëtonte me automjetin e tij, është sulmuar me thikë nga dy persona të panjohur.

Viktima ka marrë lëndime në duar dhe është trajtuar në QKUK, shkruan lajmi.net.

Rasti po hetohet.

“Prishtinë, 22.07.2026 – NN. Viktima mashkull shtetas i huaj ka raportuar se derisa ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, është sulmuar me mjet të mprehtë thikë nga dy persona të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime në duar dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK. Është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/