Aksident me fatalitet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, humb jetën një grua

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 05:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Studime. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, dhe për pasojë ka humbur jetën një grua, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. “Rreth orës 05:00, në rrugën nacionale…

Lajme

23/07/2026 09:00

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 05:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Studime.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, dhe për pasojë ka humbur jetën një grua, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 05:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Studime, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Aksidenti ka rezultuar me pasoja fatale, ku një femër raportohet se ka humbur jetën dhe disa persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore. Ekipet emergjente dhe zjarrfikësit kanë reaguar në vendin e ngjarjes, ndërsa policia po zhvillon hetime për të konstatuar shkaqet e aksidentit”, ka deklaruar Hoxha.

Hoxha ka përsëritur apelin për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në trafik dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

“Ditëve të fundit ka pasur raportime për humbje jetësh në rrugët tona si pasojë e aksidenteve në trafik. Policia po punon me ekipet e saj për parandalimin e tyre dhe marrjen e masave operative. Kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të jenë më të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e trafikut dhe kushtet e rrugës. Mos përdorni telefonat gjatë vozitjes, pasi shpërqendrimi mund të jetë fatal si për ju, ashtu edhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik”, ka thënë Hoxha./