Ekstradohet nga Italia për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar për falsifikim të dokumenteve

Policia e Kosovës, më 23 korrik të këtij viti ka ekstraduar një kosovar nga Italia për në Kosovë. I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane ku i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’…

Lajme

23/07/2026 08:27

Policia e Kosovës, më 23 korrik të këtij viti ka ekstraduar një kosovar nga Italia për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane ku i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Siç ka njoftuar Policia, ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre të Italisë, ndërsa i dyshuari pas ekstradimit iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë së rajonit të Prishtinës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: