Avni Arifi: Koalicioni me LVV-në do të ishte humbje kohe, nuk besoj në partneritet me ta
Avni Arifi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës ka deklaruar se nuk beson në një partneritet me Lëvizjen Vetëvendosje. Arifi tha se kundërshtimi i një koalicioni me LVV-në nuk lidhet me frikën, por me bindjen se një partneritet i tillë do të ishte humbje kohe. “Nuk është frikë, vetëm është humbje kohe, sepse unë nuk besoj…
Lajme
Avni Arifi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës ka deklaruar se nuk beson në një partneritet me Lëvizjen Vetëvendosje.
Arifi tha se kundërshtimi i një koalicioni me LVV-në nuk lidhet me frikën, por me bindjen se një partneritet i tillë do të ishte humbje kohe.
“Nuk është frikë, vetëm është humbje kohe, sepse unë nuk besoj në partneritet me Lëvizjen Vetëvendosje në mënyrën se si është organizuar. Unë nuk besoj që ata i ofrojnë dikujt partneritet të sinqertë”, deklaroi Arifi në Rubikon.
Ai përmendi edhe situatën e bashkëpunimit dhe përfundimit të bashkëpunimit mes LVV-së e LDK-së e që sipas tij, përfundoi me dobësimin e kësaj të fundit.
“Le të shkojnë me LDK-në. Ne e kemi partneritetin që ata ia kanë ofruar LDK-së në vitin 2021 e që përfundoi me shkatërrimin e një pjese të madhe të LDK-së”, u shpreh ai.
Arifi theksoi se AAK-ja ka pasur më herët koalicione si me LDK-në ashtu edhe me PDK-në pavarësisht rivaliteteve politike, por tha se nuk janë bërë përpjekje për dëmtimin e strukturave të njëra-tjetrës.
“Kemi pasur koalicione edhe me LDK-në edhe me PDK-në, kemi pasur rivalitete të mëdha, por nuk e kemi sulmuar njëra-tjetrën në kuptimin e marrjes së strukturave, dëmtimit apo sjelljes në buzë të shkatërrimit. Personalisht nuk besoj në një partneritet me të”, përfundoi Arifi.