Ymeri: Kosova importoi afro gjysmë milioni kilogramë mish gjedhi nga Serbia në gjashtë muaj

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me importin e mishit të gjedhit nga Serbia, duke pretenduar se gjatë gjashtë muajve të parë të vitit në Kosovë janë importuar afro gjysmë milioni kilogramë mish i freskët gjedhi. Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka shkruar se sasia e importuar arrin në rreth…

Lajme

22/07/2026 20:45

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me importin e mishit të gjedhit nga Serbia, duke pretenduar se gjatë gjashtë muajve të parë të vitit në Kosovë janë importuar afro gjysmë milioni kilogramë mish i freskët gjedhi.

Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka shkruar se sasia e importuar arrin në rreth 500 mijë kilogramë për vetëm gjashtë muaj, raporton lajmi.net

“Prej interesimit që keni për informata të prodhimit vendor, mish gjedhi nga Serbia kemi marrë afër gjysmë milioni kilogramë për vetëm 6 muaj. Pra, gjysmë milionë kilogramë, për gjysmë viti. Çfarë?! Mish gjedhi, i freskët”, ka shkruar ajo.

Reagimi i saj i plotë:

Prej interesimit që keni për informata të prodhimit vendor, mish gjedhi nga Serbia kemi marr afër gjysëm milionë kilogram për vetëm 6 muaj.

Pra, gjysëm milionë kilogram, për gjysëm viti.

Çfarë?! Mish gjedhi, i freskët.

Megjithatë me këtë sasi mishi nga armiku, ministri Sveçla po bën namin në mbrojtje të vendit nga serbët./Lajmi.net/