E goditi Olmon, reagon legjenda e Argjentinës: Ritmi zemrës ishte rritur, i kërkoj falje
Ish-mbrojtësi legjendar i Argjentinës dhe aktualisht pjesë e stafit teknik të kombëtares, Roberto Fabian Ayala, ka reaguar për herë të parë pas incidentit që ndodhi në fund të finales së Kupës së Botës, ku Spanja mposhti Argjentinën me rezultat 1:0 falë golit të Ferran Torres në vazhdime. Në një intervistë për “eSportsVCR“, Ayala pranoi se…
Sport
Ish-mbrojtësi legjendar i Argjentinës dhe aktualisht pjesë e stafit teknik të kombëtares, Roberto Fabian Ayala, ka reaguar për herë të parë pas incidentit që ndodhi në fund të finales së Kupës së Botës, ku Spanja mposhti Argjentinën me rezultat 1:0 falë golit të Ferran Torres në vazhdime.
Në një intervistë për “eSportsVCR“, Ayala pranoi se gaboi në reagimin e tij ndaj mesfushorit spanjoll Dani Olmo, duke theksuar se emocionet e momentit ndikuan në veprimin e tij.
“Kur përfundoi ndeshja, synimi im ishte të largohesha, por më pas ndodhën disa gjëra dhe ritmi i zemrës më ishte rritur shumë. Ajo që ndodhi nuk është justifikim dhe nuk duhej ta kisha bërë. Ishte më shumë një shtyrje sesa një grusht; ishte një reagim ndaj disa fjalëve. Nëse e takoj Dani Olmon, do t’i kërkoj falje personalisht. Ajo që ndodh në fushë duhet të mbetet në fushë. Spanja ishte superiore dhe e meritoi fitoren”, deklaroi Ayala.
Incidenti ndodhi menjëherë pas përfundimit të finales, ku tensionet mes anëtarëve të të dyja skuadrave u rritën pas bilbilit të fundit.