Konfiskohen 114 motoçikleta në rajonin e Prishtinës, masa ndaj 535 ngasësve
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 114 motoçikleta në rajonin e Prishtinës. Sipas njoftimit, konfiskimi i tyre është bërë pas zbatimit të planit operativ për sigurinë në trafik, me fokus te motoçikletat. Gjithashtu, sipas forcave të rendit janë marrë masa ndaj 535 ngasësve të motoçikletave. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, përkatësisht Njësiti…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 114 motoçikleta në rajonin e Prishtinës.
Sipas njoftimit, konfiskimi i tyre është bërë pas zbatimit të planit operativ për sigurinë në trafik, me fokus te motoçikletat.
Gjithashtu, sipas forcave të rendit janë marrë masa ndaj 535 ngasësve të motoçikletave.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, përkatësisht Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, duke u mbështetur në vlerësimet e fundit lidhur me situatën e sigurisë në trafik, ka filluar zbatimin e një plani operativ për kontroll të shtuar në komunikacion.”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, plani ka filluar të implementohet në fillim të muajit korrik dhe ka për synim rritjen e nivelit të sigurisë rrugore, me theks të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave.
Forcat e rendit kanë bërë të ditur se ky operacion do të shtrihet në të gjitha rrugët e Rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojë deri në momentin kur të vlerësohet se është arritur efekti i dëshiruar në përmirësimin e sigurisë në trafik.