“Jeni subjekt i procedurave ligjore…” – Policia e Kosovës thotë se një email mashtrues po iu dërgohet qytetarëve në emrin e tyre, mos bini pre e kësaj shkrese
Policia e Kosovës përmes një njoftimi të bërë ka bërë të ditur se qytetarëve një email me përmbajtje mashtruese është duke iu dërguar qytetarëve, kinse në emër të Policisë. Në email që po i dërgohet qytetarëve, thuhet që “jeni subjekt i disa procedurave ligjore për posedim të imazheve të pornografisë së fëmijëve – pornografi kibernetike…
Lajme
Policia e Kosovës përmes një njoftimi të bërë ka bërë të ditur se qytetarëve një email me përmbajtje mashtruese është duke iu dërguar qytetarëve, kinse në emër të Policisë.
Në email që po i dërgohet qytetarëve, thuhet që “jeni subjekt i disa procedurave ligjore për posedim të imazheve të pornografisë së fëmijëve – pornografi kibernetike – krim për fëmijë”, transmeton lajmi.net.

Sipas këtij emaili të rremë, ju kërkohet qytetarëve që të kontaktojnë me email dhe të japin arsyetimet e tyre.
Policia e Kosovës në njoftimin e bërë ka kërkuar nga qytetarët që të mos klikojnë në linqe të dyshimta dhe të fshihen menjëherë mesazha të tillë.
Njoftimi i plotë:
Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi
Prishtinë, më 22 korrik 2026
Nga informacionet që ka pranuar Policia e Kosovës sot (22.07.2026), ka pasur njoftime se në disa adresa elektronike ka shkuar një shkresë (e-mail) jo zyrtar dhe i rrejshëm kinse nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Përmbajtja e e-mail-it – shkresës së rrejshme: “Me këtë rast, na duhet përgjigja juaj urgjente ndaj Urdhrit të Gjykatës së pretenduar të bashkangjitur kundër jush’’ dhe në bashkëngjitje ka një shkresë tjetër e cila po ashtu është false.
Policia e Kosovës është duke e trajtuar nga është duke ardhur kjo shkresë, kurse ne kërkojmë nga qytetarët që e njëjta të injorohet dhe të mos hapet fare sepse është shkresë me përmbajte mashtruese.
Policia e Kosovës, ashtu siç ka njoftuar edhe më parë lidhur me mesazhet mashtruese, njofton sërish qytetarët se:
KY MESAZH NUK ËSHTË ZYRTAR.
Mos klikoni në linqe të dyshimta.
Mos jepni të dhëna bankare apo personale.
Mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.
Në rast se pranoni mesazhe të tilla:
Fshijeni menjëherë.
Raportojeni tek autoritetet përkatëse.
Kontaktoni bankën nëse keni ndarë të dhëna.
Raportoni përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose telefononi në 192.
Qëndroni të kujdesshëm ndaj mashtrimeve online./lajmi.net/